Distria Krasniqi – mbretëresha e sportit 2023 

Sporti

Distria Krasniqi – mbretëresha e sportit 2023 

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 22:13
Ismet Krasniqi, Distria Krasniqi e Ibër Alaj

Distria Krasniqi është zgjedhur sportistja më e mirë e vitit 2023 nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Në një ceremoni solemne, Ismet Krasnmiqi, president i KOK-ut, e ka vlerësuar vitin 2023 shumë të mirë, me synime që viti 2024 të jetë edhe më i mirë me rezultate të lakmueshme nga Lojërat Olimpike që mbahen në Paris gjatë kësaj vere.

Distria Krasniqi, xhudistja që ka treguar klasin e saj botëror, me meritë është zgjedhur më e mira.

Distria është kampione olimpike në olimpiadën e fundit dhe synon që të mbrojë këtë sukses në Paris të këtij vitti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat