Agron Zeqiri flet për rastin Saboviq! Avokati Murati: KOK-u ka dërguar letër në FINA kundër FNK-së! Përplasen Zeqiri - Krasniqi

Sporti

Agron Zeqiri flet për rastin Saboviq! Avokati Murati: KOK-u ka dërguar letër në FINA kundër FNK-së! Përplasen Zeqiri - Krasniqi

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 shkurt 2024 Në ora: 19:08
Pamje nga konferenca

Rasti i notarit Adelle Saboviq ka ngritur shqetësime të mëdha të Federata e Notit e Kosovës, për faktin se ky institucion ishte paditur në Gjykatën e  Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës. 

Federata e Notit e Kosovës e ka fituar rastin ndaj Saboviqit.

Jo vetëm me kaq, tani është edhe një problem tjetër, rasti i notares Hana Beiqi, ku Komiteti Olimpik i Kosovës, gjithnjë duke iu referuar deklaratës së Agron Zeqirit, kryetarit të Federatës së Notit të Kosovës, iu ka drejtuar me një letër FINA-s (Federatës Ndërkombëtare të Notit) për diskriminim që po i bëhet Beiqit dhe që u la jashtë Kampionatit Botëror.  

Agron Zeqiri gjatë konferencës për shtyp ka treguar për fitoren në CAS dhe për letrën që KOK-u e ka dërguar kundër FNK-së.

“Rasti i parë ka të bëjë me një padie ndërkombëtare të cilën e ka bërë një sportist me emrin Adelle Saboviq i lindur në Amerikë dhe i cili e ka paditur Federatën e Notit të Kosovës me datën 29 dhjetor në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë me pretendime për diskriminim, kompensim dëmit të karrierës së tij dhe kompensim dëmit, shpenzimeve e kompanisë amerikane, e cila e ka mbrojtur ose ka qenë palë paditëse ndaj federatës së notit, të cilën këtë rast e ka përfaqësuar kompania jonë vendore Fis Murati dhe padinë që ka qenë në federatë, si përfaqësues ka qenë Agron Zeqiri, si kryetar.

Ne si federatë e kemi marrë më shumë seriozitet këtë situatë, e kemi paralajmëruar institucionet vendore përgjegjëse për sport, ministrinë e cila ka mandatin ligjor për këtë çështje, kemi lyp mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare për shkak se ka qenë një proces i paparashikueshëm shumë në aspektin e të gjitha gjërave që e ka përcjell, duke marrë parasysh se ky proces ka qenë rasti i parë, ne nuk kemi pas përvojë, sepse është padia e parë e sportit të Kosovës në gjykatën ndërkombëtare, duke u bazuar faktin se sporti është në Republikën e Kosovës dhe ka prioritet dhe është interes nacional, e kemi trajtuar formën e duhur ashtu sa kemi pasur kapacitete e mundësi.

Duke mos pasur mbështetjen e institucioneve iu kemi drejtuar kompanisë Fis Murati dhe miqve e dashamirëve të sportit. Në këtë drejtim na ka ndihmuar Nysret Buzhala, ka dhënë kontributin bashkërisht me kompaninë vendore, janë kanë përfshirë në një proces shumë voluminoz dhe në fund rezultoj e suksesshme”, tha mes të tjera Zeqiri.

Avokati i kompanisë Fis Murati ka folur për fitoren në CAS. 

“E rëndësishme është se e kemi fituar këtë rast, është rasti i parë për një organizatë sportive e Kosovës që është paditur dhe ka fituar një rast në Gjykatën e CAS-it. Këtë rast e kemi prezantuar së bashku me Shkëlzen Fekën dhe Labinot Muratin, atleti Saboviq e ka paditur në fund të vitit 2023 FNK në CAS në Lozanë ku i njëjti kërkonte që të bëhej pjesë e garës në Doha të Katarit përkundër asaj që nuk i kishte ndjekur procedurat dhe nuk i kishte plotësuar kushtet të përcaktuara nga FNK në rregulloret e brendshme si dhe nga Federata Ndërkombëtare e Notit me aktet e saj të brendshme dhe i njëjti pretendonte që ishte diskriminuar nga ana e federatës së notit, mirëpo gjatë procesit gjyqësor e kemi argumentuar se nuk ka pasur diskriminim edhe se i trajton të gjithë sportistët në mënyrë të barabartë pa e diskriminuar askënd, mirëpo secili sportist duhet ti plotësojë kushtet dhe ti ndjek procedurat ligjore të cilët që janë të përcaktuara paraprakisht ashtu që të jetë e mundur që të bëhet pjesë e një gare siç ka qenë në Katar.

Gjatë këtij procesi kemi vërtetuar se FNK nuk ka bërë diskriminim ndaj atletit Saboviq.

Këtë rast z. Saboviq i ka ngritur pretendimet e tij duke u thirrur në atë se ka pasur komunikime me disa persona nga federata e notit, mirëpo me personat me të cilët i njëjti që kishte pas komunikime iu kishte përfunduar mandati me 24 shtator 2022 kur ishte zgjedhur udhëheqësia e re e FNK-së, andaj gjitha komunikimet që i njëjti që i kishe pas me ta nuk kanë sjellë asnjë obligim ligjor për federatën e notit.

Kjo nuk është vetëm fitore për FNK që e ka mbrojtur ligjshmërinë e akteve të saj por është një fitore për gjithë Kosovën”, tha mes të tjera avokati Muratiu,

Më tej ka folur edhe për letrën e Komitetit Olimpik të Kosovës. 

“Edhe një fakt të rëndësishëm,, gjatë procesit kanë ndodhur disa ngjarje interesante dhe jo të mira për sportin, është dërguar një email nga kryetari i KOK-ut federatës ndërkombëtare, me pretendime që kinse FNK e ka bërë diskriminimin  për një notare në Kosovë lidhur me garën në Doha të Katarit.

Mirëpo e gjithë përmbajtja e kësaj letre nuk ka qenë e vërtetë, kanë qenë vetëm pretendime të pabazuara mos të them shpifëse, për më keq kjo letër ka paraqitur edhe tejkalimin kompetencave nga ana e kryetarit të KOK-ut dhe ne nuk e dimë a ka pas ndonjë sinkronizim a jo.

Mirëpo,letra të cilën e ka dërguar kryetari i KOK-ut  është përdorur kundër në rastin tonë, është përdorur si provë nga ana e përfaqësueseve të z. Saboviq, është përdorur kundër nesh, është tentuar të vendosët hi syve arbitrit të rastit, se kinse FNK është duke bërë diskriminim sportistëve, gjë që nuk është e vërtetë po ashtu në këtë interferim indirekt të cilën e ka bërë kryetarit i KOK-ut, në rastin CAS, ku palët ishin palët Saboviq dhe FNK, në një farë formë edhe ai është pajtuar me atë të pretendimeve të palëve kundërshtare që gjykata e arbitrazhit në Kosovë nuk ekziston, mirëpo ne nuk  e kemi lejuar një që të tillë, nuk e kemi lejuar që ky qëndrim të shkojë tutje për shkak se kjo gjykatë është funksionale dhe i trajton të gjitha rastet konform legjislacionit në fuqi.

Është një sukses i madh që e kemi arritur, është rasti i parë që është fituar nga në organizatë sportive në Lozanë”, - tha avokati Murati. 

Ndërkaq Zeqiri tha se janë identifikuar edhe personat e këtij rasti.

“Sipas nesh këtu, pretendimeve që i kemi në Federatën e Notit të Kosovës është një skenar i cili ka filluar në vitin 2022 nga persona që ne tani i kemi identifikuar. Fillimisht nuk kemi pasur njohuri për këtë skenar që ka ndodhur, të gjitha informatat, të gjitha provat, të gjitha dokumentet ne na i ka dorëzuar CAS-i në Lozanë, sepse për ne do të kishte mbetur sekret, por për një gjykim fer, Gjykata Ndërkombëtare i trajton të dy palët të barabarta në aspekt të informatave të nevojshme në gjykim”, ka thënë Zeqiri.

Përfaqësuesi i KOK-ut, Kushtrim Krasniqi, i kundërvihet Agron Zeqirit madje në disa raste ka pasur edhe pëplasje mes tyre e mospajtime të thella në rastin Beiqi.

Letra lidhur me Hana Bejiqin që iu është dërguar me 1 shkurt në orën 10.00 të mëngjesit, ka qenë letër urgjente, lidhur me kërkesën që mund të na përgjigjeni si FNK, ka qenë një afat i shkurtër deri në ora 14.00, ku iu kemi bërë me dije që në rast se nuk na përgjigjeni për arsyen e lënies jashtë të një sportistes siç është Hana Beiqi, keni qenë të paralajmëruar, brenda ditës i kemi dërguar letër FINA-së dhe jo CAS siç tha avokati i nderuar I kemi dërgua letër FINA-s lidhur me diskriminim, nuk ka të bëjë diskriminim me çu në gjykatë të CAS, rezultatin e sportistit e di a është i diskriminuar apo jo.

Këtë rast KOK nuk ka kërkuar që të hiqet Eda Zeqiri prej pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror, por ti mundësohet edhe Hana Beiqit, meqenëse ishte e lejuar që të marrin pjesë sa më shumë sportistë e cila është më e mirë në dy disiplinat olimpike!”, tha mes të tjera Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat