Gashi i 48-ti në Kampionatin Botëror

Sporti

Gashi i 48-ti në Kampionatin Botëror

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 11:54
Mal Gashi

Në Doha të Katarit po mbahet Kampionati Botëror i notit (50 metra).

Kosova po përfaqësohet me dy garues në këtë garë. Mal Gashi ka përfunduar në vendin e 48-të.

“Notarët Mal Gashi dhe Eda Zeqiri po përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror të Notit në pishina 50 metra i cili po mbahet në Doha të Katarit, nën udhëheqjen e trajnerit Besart Shala.

Notarët tanë filluan garat nga sot me kohën tonë lokale 07:40, disiplina e parë në të cilën garojë Mal Gashi ishte 400 metra stil i lirë.me kohë 04:08:56”, njofton FNK.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat