Çfarë shkruan në komunikatën e Federatës së Karatesë së Kosovës?

Sporti

Çfarë shkruan në komunikatën e Federatës së Karatesë së Kosovës?

Më: 27 janar 2024 Në ora: 15:15
Kuvendarët

Federata e Karatesë së Kosovës del me një komunikatë në lidhje me ecurinë e Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor të Federatës.

Çfarë thuhet në kumtesën e FKK-së? 

“Sot me datën 27 janar 2024, u mbajt Kuvendi i Jashtëzakonshëm Zgjedhor i Federatës së Karatesë së Kosovës.

Ky kuvend është ftuar bazuar në marrëveshjen e dy palëve të krijuara brenda FKK-së (marrëveshja e datës 9 janar 2024), në harmoni të plotë me Statutin e Federatës së Karatesë së Kosovës, nënshkrimet e 2/3 të anëtarëve të Kuvendit të FKK-së për thirrjen e kuvendit, dhe me aprovim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Nga 49 klube me të drejtë vote, të pranishme në Kuvend ishin 48 klube, delegatët e të cilëve u nënshkruan në listën e pjesëmarrësve.

Pas nënshkrimit në listën e pjesëmarrësve, një pjesë e delegatëve lëshuan Kuvendin duke hequr dorë nga e drejta e votës, përfshirë dhe kundërkandidatin e z. Besart Baruti për Kryetar z. Shemsi Shaqiri. 

Edhe pas tërheqjes nga Kuvendi të disa nga delegatët, Komisoni për Verifikimin e Mandateve konstatoi se ky kuvend ka kourum të mjaftueshëm  ngase nga 48 delegatë me të drejtë vote, në kuvend të pranishëm ishin 26 delegatë me të drejtë vote. 

Kuvendi i Jashtëzakonshëm Zgjedhor, zgjodhi edhe strukturat udhëheqëse të FKK-së.

Besart Baruti u rizgjodh Kryetar i Federatës së Karatësë së Kosovës.

Ismail Fazliu-Nënkryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës.

Shkëlzen Balaj-Nënkryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës.

Po ashtu, u zgjodhën 9 anëtarë të Bordit Ekzekutiv të FKK-së dhe 5 anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të FKK-së.

I gjithë procesi zgjedhor ishte transparent dhe u monitorua nga zyrtarë të KOK-ut dhe MKRS-së.

Na priftë e mbara drejtë sukseseve të reja”, shkruan në faqen e FKK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat