Nderim Saraçi vazhdon me fitore

Sporti

Nderim Saraçi vazhdon me fitore

Gani Kosumi Nga Gani Kosumi Më 26 dhjetor 2023 Në ora: 21:07
Pamje nga gara

Në Kampionatit vetjak të Kosovës në shah 2023 që po mbahet në Hotelin AFA në Prishtinë janë zhvillua takimet e xhirosë së 5-të.

Në tabelën e parë u takuan Nderim Saraçi dhe Muhamet Asllani. Fitorja i takoi Saraçit dhe ai kryeson në renditje me 5 pikë me të gjitha fitore.

Në tabelën e dytë janë ballafaqua, Korab Saraçi dhe Isak Kelmendi. Fitore shënoi Korab Saraçi.

Në tabelën e tretë, Rrahman Haliti ka vazhduar me fitore duke mundur Hysen Zenunin.

Bedri Sadiku, Mjeshtër Ndërkombëtar ka shënu fiore kundër Arsim Kelmendit, kurse Mjeshtri i

FIDE-së, Gani Hamiti dhe Ramë Rama remizuan.

Renditja pas xhirosë së 5-të:

1. Nderim Saraçi 5 pikë

2.Korab Saraçi 4,5

3.Rrahman Aliti 4,0

4.Muhamet Asllani 3,5

5.Bedri Sadiku 3,5

Etj.

Takimet e xhirosë së 6-të, zhvillohen të mërkurën , më 27 dhjetor nga ora 16,00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat