Federata e Triathlonit e Kosovës ka shpallur më të mirët për vitin 2023.
Në ceremoninë solemne në “Wendum” ishin të pranishëm shumë figura të njohura, Ismet Krasniqi president i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit të Kosovës etj.
Naim Gashi, Federata e Triathlonit e Kosovës, tha se ka qenë një vit i suksesshëm me pretendime që viti i ardhshëm të jetë edhe më i mirë.
Presidenti i FTK-së, Naim Gashi, Albina Bojaxhiu dhe Ibër Alaj, drejtor i DSK-së
Albion Ymeri e Albina Bojaxhiu, laureatët e vitit 2023 në triathlonit.
Juniori i vitit është shpallur Genc Isufi, ndërsa juniorja e vitit Enildaa Zeqiri.
Pionieri i vitit Amar Maxhuni, kurse pionierja e vitit Arzana Bllaca.
Federata ka zgjedhur edhe shpresat e vitit, ky çmim i takoi Flaunit Buzhalës e Amara Maxhunit.
Trajner i vitit Besnik Jashanica, ndërsa refer i vitit Agron Ismajli
Punëtori sportiv i vitit Rejhan Krasniqi.
Gazmend Maxhuni, sekretar i përgjithshëm i federatës, tha se rezultatet janë të mira sidomos është i kënaqur që ka shumë talent ky sport.