Kampionati i skakierës shpall kampionët e 2023-shit

Sporti

Kampionati i skakierës shpall kampionët e 2023-shit

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 11:45
Kampionët

Ka përfunduar në Tiranë Kampionati Kombëtar Individual i Shahut për meshkuj dhe femra.

Në këtë event të organizuar nga Federata Shqiptare e Shahut morën pjesë sportistët më të mirë në vend, një turne me mjaft rivalitet dhe i hapur deri në fund.

Për meshkuj, titullin kampion e meritoi shahisti Franc Ashiku (Vllaznia), që në 9 ndeshje grumbulloi 7.5 pikë. Ai nuk pësoi asnjë humbje, duke u shpallur kampion i vendit për të katërtën herë në karrierë. Në vendin e dytë u rendit Dritan Mehmeti e në të tretin Zino Veleshnja.

Mjaft i fortë dueli për të shpallur kampionen e Shqipërisë për femra, titull që i shkoi shahistes 13-vjeçare Kler Çaku (Teuta). Pas një sfide që zgjati 5 orë, ajo mundi Klen Shuqja, që u shpall nënkampione. Në vendin e tretë doli Eglantina Shabanaj. Ky është titulli i dytë për Çakun, që rikthehet kampione pas dy vitesh.

Federata organizoi edhe kampionati për kategorinë seniorë, moshat +60 vjeç. Kampion në këtë disiplinë doli Sotir Pasko (Tirana). Ai la pas shahistët Vladimir Katana dhe Besnik Bajraktari. Ky ishte eventi i fundit për këtë vit për Federatën e Shahut,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat