Një talent që po vjen dhe që po mahnit me rezultate padyshim është edhe notari nga Drenasi, Jonid Selmani.
Jonidi po tregon talentin në çdo garë, që me pak punë do të jetë potencial i madh për notin e Kosovës.
Jonidi po çudit të gjithë me rezultate.
Jonid Selmani - majtas
Ai fiton 4 medalje të arta në Shkup
Jonid Selmani është anëtar i klubit të notit Ilirida.
Është 14 – vjeçar dhe po arrin rezultate shumë të mira duke arritur të dominoj në shumicën e garave në rajon në kategorinë e kadetëve.
Jonidi në garën e fundit të mbajtur në Shkup gjatë vikendit ka arritur të stoliset me medalje të artë në tre disiplina 50, 100 dhe 200 metra bretkose në kategorinë e kadetëve dhe i artë në 200 metra bretkosë në kategorinë absolute dhe i argjendtë në 50 dhe 100 metra në kategorinë absolute.
“Jonidi dominon rajonin në tekniken bretkosë. Talentet si Jonidi është mirë të kenë përkrahje institucionale”, thotë trajneri Ardian Hamiti.