Kosova ka vajza të arta!
Kosova është minierë e sportisteve të talentuara.
Kosova falë vajzave sot po shënon suksese më të madh në historinë e saj si shtet.
Fortesa Orana
Xhudistet Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, janë kampione olimpike.
Sot në Budapest të Hungarisë, është shënuar suksesi më i madh ekipor për shtetin tonë, kombëtarja e Kosovës u stolis me medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të karatesë.
Vajzat tona, karateistet, trimëresha tona, që i dhanë shkëlqimin kombëtares tonë, janë Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Hatixhe Zejnullahu e Albulena Gërvalla.
Fortesa si fortesë, Vlera si vlerë, fuqi për shtetet botërore, Anglinë, Francën, Zvicrën, Japoninë dhe Kazakistanin. Fortesa Orana nga pesë duele ka pesë fitore e Vlera Qerimi 4 fitore.
Trimëresha që thyen çdo kundërshtare ose siç thuhet në zhargonin sportiv, ferr për secilin kundërshtare.
Fortesa me shoqet e saja sot dolën nga arena të përlotura nga gëzimi.
Fortesa me shoqet e saja sot ka bërë realitet ëndrrën e kahmotshme të shumë brezave, fituan medaljen e bronztë.
Vashat që lartësuan shtetin Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Hatixhe Zejnullahu e Albulena Gërvalla.