Vashat e Kosovës që lanë pa frymë botën! Fortesa Orana: E kam besuar, jemi të tretat në botë 

Sporti

Vashat e Kosovës që lanë pa frymë botën! Fortesa Orana: E kam besuar, jemi të tretat në botë 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 29 tetor 2023 Në ora: 12:35
Fortesa Orana, e para në të majtë

Sot është ditë e madhe. 

Dita e diel e 29 tetorit do të shënohet me shkronja të arta për karatenë dhe sportin e Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Budapest të Hungarisë

Ky është suksesi më i madh në sportet ekipore për shtetin e Kosovës.

Trimëreshat tona në finale e repezashit e gjunjëzuan me rezultat 2:0 Kazakistanin e favorizuar. 

Vashat tona treguan guxim e mjeshtri në arenë dhe kjo rezultoi me triumfin e madh.

Karetsistja më e mirë në vendin tonë, Fortesa Orana, sypatrembur në çdo duel, është sikur në qiellin e shtatë, duke deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”: “E kam besuar dhe jam nis për fitore. 

Dhe ja dolëm si ekip me marrë vendin e tretë në botë. 

Personalisht, duelet e mija kanë qenë bindëse, 5 duele e 5 fitore.

Anglezen e kemi mundur, pastaj Japoninë, Francën, Zvicrën dhe për të bronztën kazaket, të treta e olimpiadës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat