Fitore e Dardanisë, barazim i Drejtësisë Trokadero, disfatë e Ferizajt

Sporti

Fitore e Dardanisë, barazim i Drejtësisë Trokadero, disfatë e Ferizajt

Gani Kosumi Nga Gani Kosumi Më 4 tetor 2023 Në ora: 21:33
Pamje nga gara

Kanë vazhduar gatat e Kupës së Evropës në shah për ekipe në qytetin e Durrësit.

Në ambientet e Grand Blue Fafa, Kupës së 38-të Evropiane të Shahut për klube "Durrësi 2023", janë zhvillua takimet e xhirosë së 4-të.

Dardania ka shënuar fitore bindëse duke mundur ekipin austriak SV Raika Rapid Feffemitz/Austri/ me rezultat 5:1.

Drejtësia ka luajur baras 3:3, kundër ekipit belg, Ce Le cavaller differdange/, kurse Ferizaj është mundur nga ekipi

Nga ekipi holandez TSM Schiffange/Holandë 4:2.

Xhiroja e 4-të, më 4 tetor ora 15,00:

Ce Le cavaller differdange/Belgjikë/-Drejtësia Trokadero 3:3

Fitore ka shënuar Murtez Ondozi, kurse kanë remizuar, Nderim Saraçi, Afrim Fejzullahu Abedin Idizaj dhe Astrit Zymberi,, kurse disfatë ka pësuar Muhamet Asllani.

SV Raika Rapid Feffemitz/Austri/-Dardania 1:5.

Fitore kanë shënuar, Marin Bosiocic, Korab Saraçi, Alban Krasniqi dhe Armend Budima, ndërkaq kanë remizuar, Gani Hamiti dhe Ardian Jashari.

TSM Schiffange/Holandë/-Ferizaj 4:2

Fitore e Ardit Uruçit, kanë remizuar, Përparim Makolli dhe Përparim Bajraktari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat