Avni Gashi rizgjidhet kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës

Sporti

Avni Gashi rizgjidhet kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës

Nga: K.G.. Më: 28 shtator 2023 Në ora: 19:43
Avni Gashi

Avni Gashi është rizgjedhur kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës.

Gashi zotohet se do punojë për të mirën e karatesë dhe në ngritjen e nivelit.

Në Kuvend morën pjesë 25 delegatë nga gjithsej 44.

Gashi u votua nga 24 delegatë dhe rizgjidhet kryetar.

Kuvendi është monitoruar edhe nga përfaqësuesit e Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Kuvendi u mbajt në hotelin “Sirius” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat