Avni Gashi: Sot e kemi kuvendin zgjedhor të Federatës së Karatesë së Kosovës

Sporti

Avni Gashi: Sot e kemi kuvendin zgjedhor të Federatës së Karatesë së Kosovës

Nga: K.G.. Më: 28 shtator 2023 Në ora: 13:45
Avni Gashi

Sot në orët e pasdites do të mbahet Kuvendi zgjedhor i Federatës së Karatesë së Kosovës.

Lajmi konfirmohet nga Avni Gashi. 

Siç dihet FKK iu është pezulluar licenca nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

“Sot në orën17:00 në Hotel ‘Sirius’ e kemi kuvendin zgjedhor”, ka bërë të ditur Gashi.

Është interesant se me 4 korrik të këtij viti u mbajt Kuvendi i Jashtëzakonshëm zgjedhor i FKK-së, ku u zgjodh kryetar Besart Baruti por ky kuvend u kontestua nga MKRS, sipas tyre për shkak të disa shkeljeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat