Fortesa Orana shkëlqen në Zvicër, fiton dy medalje të arta 

Sporti

Fortesa Orana shkëlqen në Zvicër, fiton dy medalje të arta 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 17 shtator 2023 Në ora: 12:59
Fortesa Orana e Fehmi Mahalla

Fortesa Orana, karateistja me e mirë në Kosovë, ka shkëlqyer në garën prestigjioze “Basel Open” në Zvicër.

Fortesa është kampione në kategorinë +68 kg, në kategorinë individuale dhe “Open Master 2023”.

Fortesa është në formën më të mirë jetësore, e cila ngadhënjeu në dy kategori, duke shtang të gjithë në Basel. 

Image

Reprezentuesja e Kosovës po shkon drejt rezultateve kulmore.

Për dy javë ka punuar me përkushtim nën drejtimin e trajnerit Fehmi Mahalla, kampion i Evropës në vitin 2004. 

Image

Fortesa shprehet e lumtur për suksesin e madh në Basel, e cila ka shënuar gjashtë fitore rresht, duke demoluar një nga një rivalet.

“Në gjysmëfinale e mposhta turken me rezultat 6:3 dhe ne finale me francezen triumfova me 2:1.

Image

Fortesa Orana

Ka qenë një rrugëtim i gjatë. Jam përgatitur në Lausanne dy javë tek Fehmi Mahalla dhe jam falënderues për dy trajnerët e mi,

Afrim Latifi dhe Fehmi Mahallën dhe për shoqen time Djellza Sejdiu, për mbështetjen dhe familjen time”, thotë Fortesa për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Karateistja, këtë sukses të madh ia dedikon familjes, që janë mbështetësi më i madh i saj.

“Jam shume e lumtur për këto dy tituj (medalje të arta). 

Falënderimi padyshim i takon Zotit dhe familjes time të cilët janë mbështetja ime më e madhe”, ka nënvizuar Fortesa.

Një falënderim të veçantë ka për nënën e saj e cila është motivuese e madhe për kampionen.

“Çdo sukses timin ia dedikoj nënës time, e cila është motivi i jetës time. Jam e bekuar qe te kam ty nënë, Liria Orana

Vlen te theksohet se në këtë garë përfaqësova klubin e karatesë Dardania në Zvicër, në krye me trajnerin Fehmi Mahalla, të cilin e falënderoj shumë për mbështetjen dhe për ushtrime dyjavore.

I jam mirënjohëse gjithmonë!
Një falënderim i padiskutueshëm shkon edhe për trajnerin tim personal Afrim Latiifi.

Gjithashtu, faleminderit edhe shoqes time Djellza Sejdiu, e cila me mbështeti dhe me dha energji të mirë përgjatë këtyre dy javëve që kaluam së bashku”, ka përfunduar Fortesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat