Vazhdojnë problemet, Besart Baruti viziton karateistët, Avni Gashi i reagon ashpër 

Sporti

Vazhdojnë problemet, Besart Baruti viziton karateistët, Avni Gashi i reagon ashpër 

Nga: K.G. Më: 14 shtator 2023 Në ora: 15:18
Në Kampin Stërvitor në Durrës

Vazhdojnë problemet në karatenë e Kosovës.

Dje Besart Baruti ka vizituar karateistët në Durrës, ndërsa sot Avni Gashi ka reaguar ashpër në lidhje me këtë rast.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, ia ka pezulluar licencën Federatës së Karatesë së Kosovës.

“Kryetari i FKK-së z. Besart Baruti së bashku  me Sekretarin Gjeneral të FKK-së z. Nazmi Gashi  dhe trajnerin z. Idriz Baruti vizituan karateistët që po marrin pjesë në Kampin Stërvitor (Durrës) për përgatitjet për Kampionatin Ballkanik për Senior dhe Veteranë që do të mbahet në Tiranë, Shqipëri 🇦🇱 nga data 22-24 Shtator 2023.

Selektori për Seniorë z. Muhamet Rexhepi dhe trajneri z. Isak Curri falënderuan krerët e FKK-së për viziten dhe i njoftuan për mbarëvajtjen e kampit stërvitor.

Kryetari Baruti ju premtoj garuesve mbështetje dhe përkushtim për të realizuar kalendarin e paraparë dhe të aprovuar nga Bordi i FKK-së 

Kryetari i FKK-së ju uroj suksese garuesve në Kampionatin Ballkanik  për Seniorë, Kampionatin Botërorë për Senior si dhe kryetari ju uron suksese garuesëve të FKK-së pjesëmarrës në Serie A në Larnaka, Qipro 2023”, thuhet në njoftimin e djeshëm në faqen e Federatës së Karatesë së Kosovës.

Avni Gashi thotë se është kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës, duke reaguar ashpër: “Pretendonin të udhëheqin kundërligjshëm me karatenë ndërsa përveç përçarjes, pas kidnapimit të sistemit Spordata, bëjnë krimin e radhës duke hequr garuesit nga paraqitja për në "Kampionatin Ballkanik për Senior 22-24 shtator 2022, Tiranë".

Shantazhi ndaj garuesve nuk kalon.

Të njejtit deklarohen se janë "për të mirën e karatesë"?!?!? Jo nuk do ia dalin”.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat