Shkoi ta ndihmojë agresorin rus, gjen vdekjen selektori 

Sporti

Shkoi ta ndihmojë agresorin rus, gjen vdekjen selektori 

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Shkoi ta ndihmojë agresorin rus kundër Ukrainës, gjen vdekjen selektori i arteve marciale në Rusi. 

Sergej Lepyakhov, përzgjedhësi rus në sportet e arteve marciale sambo, vdes në Ukrainë.

“Vritet përzgjedhësi i kombëtares në sambo, Sergej Lepyahov, i cili ka drejtuar Kombëtaren që nga viti 2016, ndërsa në front ka shkuar vullnetar”, thuhet në njoftim e “RIA Novosti”.

“Lepyakhov ishte një figurë kryesore në promovimin e sambos në komunitetin rus të mundjes, veçanërisht në zonën e Novosibirsk ku ai filloi karrierën e tij si trajner.

Në Federatën Kombëtare të Sambos punonte edhe bashkëshortja e tij Nadezhda dhe pasionin për këtë aftësi e trashëgoi djali i tyre”, shkruan më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat