A po injorohet Hana Beiqi? Haliti: Ju lutem tregoni pse z. president?

Sporti

A po injorohet Hana Beiqi? Haliti: Ju lutem tregoni pse z. president?

Nga: K. G. Më: 8 gusht 2023 Në ora: 16:02
Hana Beiqi

A po injorohet Hana Beiqi?

A mos vallë kjo notare e Kosovës do të ikë në ndonjë shtet tjetër nga padrejtësitë që i bëhen në shtetin tonë?

A do të shkojë në shtetin slloven?

Çfarë faji kanë sportistet kur të mëdhenj e notit kanë inate mes vete! 

Sportisti është i të gjithëve! 

Sportistet e merituara mos të injorohen, nesër mos të vajtojnë kur të ikë në ndonjë shtet tjetër!

Hana Beiqi, një talente që meriton trajtim ashtu sipas suksesit! 

Fatkeqësisht, ajo nuk ishte pjesë e Kosovës për në garat e EYOF-it! 

Inatet në sport t'i lënë anash, inatet apo mosmarrëveshjet e të mëdhenjve, mos t'i bartin të sportistët! 

Këtu duhet të reagojë shteti dhe tek secili të kërkojë llogari: Kush jeni ju që i dëmtoni talentet dhe sportistët?

"Për ata qe diskriminuan një sportiste, z. president i KOK dhe Bordit te KOK-ut: Vikendin qe lamë pas ne Podgoricë në garën "MONTENEGRO OPEN 2023" sportistja: Hana Beiqi theu 4 rekorde Shtetërore të Republikës se Kosovës, ndërkohë ju edhe pse ishit te njoftuar me rezultatet paraprake e diskriminuat nuk e përzgjodhët për të marr pjesë në EYOF duke dërguar sportist që kanë 100 deri në 200 pikë më pak zyrtarisht te publikuara, ju lutem tregoni pse z. President?

z. president tregoni cilët sportist i mbështet me përgatitje e bursa pse nuk i mbështeteni sportistet më të mirë?
Nëse nuk keni informata ne ju dërgojmë!

Tregoju sportistëve që duhet me bë për më i mbështet ju?

Apo këta sportist nuk i takojnë Republikës së Kosovës!”, ka reaguar Astrit Haliti, ish kryetar i Federatës së Notit të Kosovës.

Rezultatet e fundit 

100m krol me kohë 1:00,15 sec.
100m delfin me kohë 1:06,06 sec.
50m krol me kohë 27:60 sec

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat