Përmenden 4.000 euro, Avni Gashi bën thirrje për vetpërmbajtje 

Sporti

Përmenden 4.000 euro, Avni Gashi bën thirrje për vetpërmbajtje 

Nga: K.G. Më: 5 gusht 2023 Në ora: 12:08
Avni Gashi

Federata e Karatesë e Kosovës po përballet me një situatë të pazakontë!

Avni Gashi thotë se është kryetar legjitim, ndërsa një krah tjetër e konsideron Besart Barutin kryetar.

Në faqen zyrtare të FKK-së tani është publikuare një komunikatë, ku Avni Gashi bën thirrje për vetpërmbajtje dhe përmenden edhe 4.000 euro.

“Federata e Karatesë e Kosovës njofton komunitetin e karatesë si dhe opinionin e gjerë se pas veprimeve të paligjshme dhe antistatutare të disa personave (7 persona pronarë të 20 klubeve) në FKK duke provuar të bëjnë puç me datë 04.07.2023 përkundër vërejtjeve nga MKRS (ministria e sportit) kanë vazhduar me veprime të jashtëligjshme duke ndërruar edhe emrin e kryetarit në departamentin e OJQ-ve në MPB e së fundmi edhe në llogarinë bankare në NLB është vendosur emri i Besart Barutit si kryetar.

Menjëherë pas marrjes së llogarisë, personi i autorizuar në llogarinë e FKK-së, ish sekretari Nazmi Gashi ka shpenzuar 4000 euro në emër të kthimit te mjeteve dhe pagave.

Pas disa takimesh në MKRS me qëllim tejkalimin e situatës, ish sekretari Nazmi Gashi ka dezinformuar komunitetin kinse Ministri ju paska dhënë të drejtë.

Për të mos mjaftuar me të bëmat puçiste dhe për t'u dukur sikur janë legjitim ata kanë ‘shkarkuar’ të gjitha komisionet si dhe kanë bërë thirrje publike për aplikim në të njejtat pozita.

Krejt kjo e pasqyron qëllimin e tyre që të kapin pozita, privilegje dhe paratë e FKK-së.
Kryetari legjitim Avni Gashi bën thirrje për vetpërmbajtje dhe mos të bihet në ndikimin e këtyre veprimeve ku joshen njerëzit për pozita, sponsor, etj.

Raporti i MKRS-së me shkrim nga i ashtuquajturi "kuvend" puçist do i prapësojë këto veprime sa të paligjshme po aq edhe të dëmshme për karatenë Kosovare.

Garues dhe trajnerë të nderuar, fundi do jetë turpërues për bartësit e këtyre veprimeve.

Vazhdoni me stërvitje drejt qëllimeve kulminante.

Ne do kujdesemi për pjesëmarrjen tuaj në garat ndërkombëtare si dhe aktivitetet vendore.

Heshtja përballë të keqes është aprovim e ne nuk do ndalemi”, shkruan në faqen zyrtare të Federatës së Karatesë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat