Mbyllet edhe zyrtarisht Festivali Olimpik Evropian

Sporti

Mbyllet edhe zyrtarisht Festivali Olimpik Evropian

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 00:23
Kosova

Është mbyllur edhe zyrtarisht Festivali Olimpik Evropian për të rinj EYOF Maribor 2023!

Ceremonia u zhvillua në qendër të Mariborit, ndërsa flamurin tonë në parakalim e mbajtën atletja, Emine Jonuzi dhe tenisti, Salidin Rama.

Ekipi ynë u paraqit në gara me 19 sportistë, të sporteve të xhudos, atletikës, notit, tenisit dhe çiklizmit, ndërsa suksesi më i mdh ishin vendi i pestë me Blin Kukën dhe i shtati me Laurinë Gashin, të dy nga xhudo.

Ekpin e përfaqësoi edhe ambasadorja jonë në Komitetin Olimpik të Kosovës, Blearta Ukëhaxhaj.

EYOF-i i ardhshëm do të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, në verën e vitit 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat