Kryeministri Kurti: Organizimi i Lojërave Mesdhetare shënon moment historik

Sporti

Kryeministri Kurti: Organizimi i Lojërave Mesdhetare shënon moment historik

Nga: K.G. Më: 28 korrik 2023 Në ora: 23:53
Pamje nga mbledhja

Komisioni vlerësues i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) sot u mirëpritën në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se organizimi i Lojërave Mesdhetare shënon moment historik.

“Jemi shteti më i vogël që ndonjëherë ka shpallur kandidaturën për organizimin e Lojërave Mesdhetare. 
Sot u konfirmua që jemi kandidat serioz për organizimin e tyre. 

Edicioni i 21-të i kësaj ngjarjeje multi-sportive i bën bashkë sportistët dhe qytetarët e 26 shteteve të tri kontinenteve të cilët preken nga ujërat e Mesdheut. 

Organizimi i tyre në Kosovë do të shënonte një moment historik jo vetëm për vendin, dhe jo vetëm për sportin. 
Komisionin vlerësues të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), drejtuesit e të cilit i mirëpritëm

sot në kryeministri, i sigurova për mbështetjen, angazhimin dhe përkushtimin e Qeverisë në përgatitjet e kandidaturës sot, e në organizimin nesër të Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat