Gashi kundër Gashit: Sekretari Nazmi Gashi ndërron cilindrin e çelësit të derës së zyrës së FKK-së!

Sporti

Gashi kundër Gashit: Sekretari Nazmi Gashi ndërron cilindrin e çelësit të derës së zyrës së FKK-së!

Nga: K. G. Më: 26 korrik 2023 Në ora: 21:01
Avni Gashi

Nuk ka qetësi në Federatën e Karatesë së Kosovës.

Avni Gashi thotë se është kryetar legjitim dhe i ka reaguar ashpër Nazmi Gashit, sekretarit të përgjithshëm të Federatës.

Gashi kundër Gashit.  

“Duke dashur që deri tani të shterohen mjetet institucionale brenda Federata e Karatesë e Kosovës si dhe komunikimet me MKRS, pa dashur të kontaminojmë ambientin sportiv, tanimë detyrohemi të japim këtë njoftim me qëllim sqarimit të opinionit publik.

Me datë 24.06.2023 nga sekretari i FKK-së është konvokuar (ftuar) një "Kuvend i jashtëzakonshëm zgjedhor" në ndërkohë që kryetari Avni Gashi as nuk është shkarkuar, as nuk ka dhënë dorëheqje por përkundrazi ka qenë në udhëtim zyrtar në Europë për evente të karatesë në Gjermani, Austri dhe Kroaci me ç'rast është detyruar të ndërpresë udhëtimin dhe të kthehet e të konsolidojë Bordin Ekzekutiv të FKK-së nga i cili kishin dhënë dorëheqje disa anëtar me presion nga jashtë FKK-së.

Me gjithë sqarimet me shkrim se ku janë duke SHKELUR STATUTIN E FKK-së të njëjtit vazhdojnë me veprime të paligjshme dhe duke keqpërdorur pozitat zyrtare duke tentuar paraprakisht që:

Sekretari Nazmi Gashi provon të ndërrojë kredencialet e FKK-së në sistemin e SEOJQ në kuadër të MPB-së(gjë për të cilën ka reaguar me shkrim kryetari Avni Gashi dhe ka marrë konfirmim se nuk ka të drejtë askush ta bëjë këtë gjë),

Sekretari Nazmi Gashi ndërron paswordin e e-mailit zyrtar të FKK-së pa autorizim.

Sekretari Nazmi Gashi ndërron cilindrin e çelësit të derës së zyrës së FKK-së.

Keqpërdoret vula zyrtare e FKK-së e cila qëndron në zyrë për dokumente të ndryshme të paligjshme.
Me datë 04.07.2023 në Sirius u mblodhën disa përfaqësues klubesh(shumica fiktive, të palicencuara, pa garues, pa trajner, pa sallë stërvitjesh, klube me vetëm 1 garues, klube pa paguar kuotizimin dhe pa marrë pjesë në garat zyrtare tê FKK-së e rrjedhimisht pa të drejtë vote) e për më keq 7 persona të cilët menaxhojnë 20 klube të karatesë në Kosovë.

Siç dihet nga ai mbledhim, që në fillim është bërë e ditur nga zyrtarët e MKRS-së se ka shkelje statutare të shumta dhe si i tillë është "kuvend" i papranueshëm.

Personat si ish nënkryetari z. Gazmend Havolli, z. Raif Musa, etj të cilët deri në atë ditë kishin propaganduar se ka bazë statutare nuk morën guximin të mbrojnë "thashethemet e shkruara" në e-mailat e dërguara më heret drejt klubeve.

Në ndërkohë kemi zhvilluar tre (3) takime zyrtare me prezencën e MKRS-së në cilësinë e falsifikatorit ku u komunikua se shkeljet e shumta të statutit të FKK-së, udhëzimeve administrative, kritereve si dhe ligjeve përkatëse e bëjnë këtë proces jovalid dhe të kundërligjshëm.

Po ashtu u paralajmëruam se nëse personat të cilët kanë marrë këtë iniciativë nuk tërhiqen, ata do e lëndojnë edhe FKK-në meqë nëse lënda përfundon në gjykatë atëhere pasojat i bartin garuesit, trajnerët, klubet si dhe gjithë FKK ngaqë në mungesë licence nuk ka të drejtë askush ta përfaqësojë shtetin si reprezentacion, as klubet e as federata nuk mund të marrë sponzorizim e as buxhetin e paracaktuar nga MKRS për FKK-në.

Me injorim e kokëfortësi, të njejtit organizatorë kanë keqinformuar klubet me qëllim të mbajnë afër vetes njerëzit në lajthitje dhe po ashtu kanë vazhduar me veprime dëmtuese për karatenë Kosovare duke dërguar mesazhe të dëmshme në nivelet nderkombetare të karatesë.

Në rrethanat e reja të krijuara me shqetësim ju informoj se keqbërja ndaj karatesë Kosovare vazhdon me ngulm nga i njejti grup i interesit duke dëmtuar shumicën e klubeve të FKK-së të cilët përbëjnë shumicën dërmuese të trajnerëve dhe garuesve e të cilët mbrojnë drejtësinë e jo agjendat personale e grupore të ngushta.

Në të ardhmen priten zhvillime të tjera me shpresë që keqbërësit të marrin përgjigjen e merituar e talentët tanë mos të kenë pasoja”, reagon Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat