Edmond Thaçi e SHGSK: 2 Korriku simbolizon unitetin e gazetarëve sportiv anembanë globit

Sporti

Edmond Thaçi e SHGSK: 2 Korriku simbolizon unitetin e gazetarëve sportiv anembanë globit

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 12:31
Edmond Thaçi

Presidenti i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës, Edmond Thaçi, ka uruar Ditën botërore të gazetarëve sportiv.

“Sot festohet dita botërore e gazetarisë sportive.

Komuniteti i Gazetarisë sportive jo vetëm në Kosovë por në mbarë botën, feston përvjetorin e saj. 

2 Korriku simbolizon unitetin e gazetarëve sportiv anembanë globit.

Përkundër sfidave të shumta që ka ky profesion, komuniteti ynë në Kosovë, ka shënuar ngritje të jashtëzakonshme. Marrë parasysh numrin e të rinjve që është gjithnjë në rritje që merren me gazetarinë sportive por edhe numrin e madh të mediave që rëndësi të madhe i kushtojnë sportit.

Inkurajuese është edhe rritja e numrit të gazetareve femra, që dëshmon vlerat tona të larta si shoqëri.

Sfidë për ne, mbeten edhe më tutje infrastruktura e mirëfilltë për të përcjellë ngjarjet sportive, fenomeni “Fake News” liria e shprehjes etj.

Jemi të bindur që me potencialin që kemi si komunitet, gazetaria sportive në Kosovë ka të ardhme të ndritur.
Kolegë të nderuar, më lejoni që në këtë ditë të veçantë për gazetarinë sportive, ju dëshiroj shëndet dhe punë të mbarë në këtë profesion fisnik. Gëzuar!”, k
a uruar SHGSK me president Edmond Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat