Në Florida, gjatë pushimit të ndeshjes së katërt finale play off të NBA mes Miami Heat dhe Denver Nuggets, në parket ka qenë i pranishëm edhe Konor MekGregor. Luftëtari irlandez i arteve marciale mikse hyri në fushë bashkë me maskotën e skuadrës së Majami.
Maskota mbante të veshura doreza boksi, për të simuluar një duel me ish-kampionin e dyfishtë të botës në UFC. Por gjërat nuk kanë shkuar ashtu sikurse kishin parashikuar organizatorët e këtij “show”.
MekGregor nuk njeh shaka dhe limite dhe godet fortë me grusht maskotën, që bie menjëherë në tapet, pa reaguar. Më pas e godit sërish në fytyrë maskotën kur ishte i shtrirë, që nuk reagon.
Më pas, i hedh edhe spray në fytyrë kur e largojnë.
Për fat të keq, situata doli jashtë kontrollit dhe mediat amerikane raportojnë se personi që ishte nën maskotë u dërgua në urgjencë për kontroll.
Maskota nuk u ngrit dot në këmbë dhe u tërhoq zvarrë nga disa persona të stafit, por për fat të mirë nuk kishte asnjë dëmtim të rëndë.