Pingpongistët shqiptarë, katër medalje në turneun ndërkombëtar

Sporti

Pingpongistët shqiptarë, katër medalje në turneun ndërkombëtar

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 11:24
Pingpongistët shqiptarë

 Përveçse në aktivitetet kombëtare, pingpongistët shqiptarë vijojnë pjesëmarrjen e tyre edhe në garat ndërkombëtare, teksa evenimenti më i fundit është ai i mbajtur në Herceg Novi të Malit të Zi.

Një turne ndërkombëtar, në të cilin përveç sportistëve nga Shqipëria konkurruan ekipe nga Mali i Zi, Kosova, Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.

Shqipëria u përfaqësua në turneun “Herceg Novi Open 2023” me lojtarë të skuadrave Tirana, Tirana Top Spin dhe Akademia e Pingpongut Gjikondi, duke regjistruar disa medalje me moshat.

Kështu për U-11 Marvi Gjata i Tiranës u shpall kampion, duke bërë të tijën medaljen e arit, ashtu sikurse Albjon Lamaj sërish nga klubi bardheblu për moshat U-13.

Ndërkohë në grupmoshën U-15, spikati Aron Koni i skuadrës Tirana Top Spin, i cili mori medalje argjendi. Ndërsa një tjetër medalje erdhi në kategorinë U-19, teksa Kejdi Kalaja fitoi bronz.

Kështu Shqipëria e mbyll me 4 medalje, me pingpongistët e vegjël që regjistrojnë rezultate të rëndësishme edhe në arenën ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat