Petrov i dhuron Shqipërisë medalje ari në Kupën e Botës

Sporti

Petrov i dhuron Shqipërisë medalje ari në Kupën e Botës

Më: 28 maj 2023 Në ora: 13:33
Petrov

Petrov i dhuron Shqipërisë medalje ari në Kupën e Botës!

Gjimnasti shqiptar Matvei Petrov ka siguruar sot medaljen e artë në garat e Kupës së Botës që po zhvillohet në Varna të Bullgarisë. Në disiplinën e kalit me doreza, gjimnasti me origjinë ruse por i natyralizuar shqiptar, zuri vendin e parë.

Në përfundim të garës, Matvei Petrov grumbulloi 14.800 pikë, duke lënë pas uzbekun Abdulla Azimov (i dyti) dhe armenin Artur Davtyan (i treti). Paraqitja e gjimnastit kuqezi ishte e shkëlqyer, duke dominuar në këtë disiplinë dhe e meritoi medaljen e artë.

Kjo nuk është hera e parë që Petrov arrin të bëjë paraqitje të tilla, duke nderuar edhe më herët Shqipërinë e duke ngritur lart flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare. Kështu, gjimnasti shqiptar grumbullon pikë të rëndësishme për t’u kualifikuar për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat