Flaka Olimpike për dy javë e ndezur në Kullën Eifel gjatë Olimpiadës

Sporti

Flaka Olimpike për dy javë e ndezur në Kullën Eifel gjatë Olimpiadës

Më: 25 maj 2023 Në ora: 12:39
Logo e Lojërave Olimpike

Organizatorët e Lojërave Olimpike “Paris 2024” po përpiqen të vendosin pishtarin me flakën olimpike në Kullën Eiffel.

Lajmin e konfirmoi për “Reuters” një nga anëtarët e stafit organizator të Olimpiadës që nis pas 15 muajsh në Paris (26 korrik-11 gusht 2024).

Burimi shtoi se flaka nuk do të vihej në majë të Kullës Eifel për arsye teknike dhe nuk është ende e qartë nëse ajo do të qëndronte në monument gjatë gjithë Lojërave.

Gjithsesi, kombinimi i dy imazheve të tilla ikonike si flaka olimpike dhe Kulla Eifel do të ishte një sfond i jashtëzakonshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat