KPP Gani Maloku dhe KPP Shpresa kampionë të sezonit pranveror në Ligën e Parë të Kosovës 

Sporti

KPP Gani Maloku dhe KPP Shpresa kampionë të sezonit pranveror në Ligën e Parë të Kosovës 

Më: 15 maj 2023 Në ora: 00:10
KPP Gani Maloku

KPP Gani Maloku dhe KPP Shpresa kanë arritur rezultate të shkëlqyeshme në pjesën pranverore.

Në shkollën ‘’Tefik Çanga’’ në Ferizaj, u organizua xhiro e fundit e ligës së parë në kuadër të kampionatit ekipor të pingpongut të Kosovës për sezonin pranveror në ligën e meshkujve. 

Ashtu siç pritej u zhvilluan lojë mjaft interesante dhe me shumë konkurrencë, por në fund fitoret i shijuan klubet Llapusha, Gani Maloku, Hasan Prishtina dhe TTC Ferizaj.

Klubi i pingpongut Gani Maloku fitoj edhe ndeshjen e fundit për këtë sezon, duke grumbulluar kështu 14 pikë dhe për tu shpallur kështu kampion për sezonin pranveror me shtatë fitore në shtatë ndeshje të luajtura.

Ndërsa pas tyre me 12 pikë renditet KPP Hasan Prishtina me pesë fitore dhe dy humbje.

Sikur në Ferizaj, ashtu edhe në Peje u zhvilluan ndeshjet e xhiros fundit të  ligës së parë të kampionatit ekipor të femrave.

Klubi Shpresa vazhdon serinë e fitoreve duke regjistruar shtatë fitore në shtatë ndeshje të luajtura, rezultate që e bëjnë atë kampione të sezonit pranveror në ligën e parë të femrave me gjithsej 14 pikë.

Pas tyre, me 13 pikë renditet KPP Juniku me gjashtë fitore dhe një humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat