Hana Bejiqi shkëlqen, e argjendtë në Maribor

Sporti

Hana Bejiqi shkëlqen, e argjendtë në Maribor

Nga: K. G. Më: 4 mars 2023 Në ora: 14:49
Hana Bejiqi, e dyta

Talentja e madhe e notit, Hana Bejiqi, ka treguar paraqitje të shkëlqyeshme në Maribor.

"Klubi i Sporteve të Ujit Otrila me sportistën Hana Beiqi po merr pjesë në garën ndërkombëtare MARIBOR 2023, ku po marrin pjesë sportist nga Sllovenia, Çekia, Sllovakia, Austria, Italia, Kroacia, Serbia, Maqedonia, Holanda, dhe Kosova.

Në diten e parë të garave Hana arriti Rekord të ri Shtetëror në disiplinën 50m Delfin me kohen 00.29.01 duke fituar medalje të argjend në kategorin Apsolute dhe gjithashtu medalje ari në kategorinë e kadeteve në një konkurenc shumë të fortë!

Garat po zhvillohen në pishinën ku do të zhvillohet EYOF këtë vit.

E përgëzojm Hanën për rezultatin e arritur dhe gjithashtu i urojmë paraqitje edhe më të mirë në ditët në vijim!", njofton klubi "Otrila".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat