Shega Hashani - kampione e turneut për pavarësinë e Kosovës 

Sporti

Shega Hashani - kampione e turneut për pavarësinë e Kosovës 

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 20:32
Ridvan Hashani - majtas, Shega Hashani në mes dhe Ardian Lamaxhema, djathtas

Pingpongistja e talentuar, Shega Hashani, ka treguar paraqitje të mirë në turneun për Pavarësinë e Kosovës,

Si rezultat i lojërave të mira, Shega doli kampione e turneut.

“Shega Hashani shpallet kampione e turneut të senioreve të Kosovës ‘Dita e Pavarësisë’, që u mbajt në Junik.

Shega e filloi sezonin me këmbë të mbarë duke triumfuar në turneun e parë zyrtar të seniorë.

Sukses madhështor për Shegën dhe trajnerin e saj Ridvan Hashani, të cilët bënë krenar edhe Klubim e PingPongut ‘Ahmet Hoxha’ dhe qytetin e Ferizajt”, shkruan në njoftimin e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat