Ja si rrihen amerikani dhe serbi 

Sporti

Ja si rrihen amerikani dhe serbi 

Nga: K. Goca Më: 22 janar 2023 Në ora: 12:53
Ja si rrihen amerikani dhe serbi 

Në hokejin kanadez ndodhi një rrahje mes hokeistit amerikan dhe atij serb.

Milan Luçiq, hokeist kanadez me origjinë serbe, ka rënë në qendër të vëmendjes për shkak të sjelljes së pahijshme dhe konfrontimit fizik me amerikanin Ian Cole.

Hokeisti i Calgary pati një përleshje të ashpër me lojtarin e Tampa Bay në periudhën e parë të këtij takimi interesant të NHL.

Konflikti verbal mes Luçiqit dhe Cole është kthyer përleshje fizike. 

Luçiq u tërbua për shkak të një lëvizjeje të amerikanit, ndaj pas një konflikti të shkurtër verbal, shpërtheu një sherr i ashpër. 

Serbi me sjellje të pahijshme, ka hequr dorezat dhe ka sulmuar me grushte rivalin e tij. 

Duke qenë se gjithçka ishte në përputhje me rregullat, gjyqtarët lejuan luftën.

Në fund, të dy lojtarët u pezulluan prej pesë minutash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat