Rade i dhuron Shqipërisë medaljen e bronzit

Sporti

Rade i dhuron Shqipërisë medaljen e bronzit

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 12:33
Rade

Peshëngritësja Arjeta Rade i ka dhuruar Shqipërisë medaljen e parë në Kampionatin Europian të shtangës, mosha U-23, që po zhvillohet në Durrës.

Ajo konkurroi në peshën 81kg, ku mori medalje bronzi në stilin e shtytjes. Ajo e nisi garën me 95kg, por dështoi, peshë që e realizoi në provën e dytë.

Më pas, Rade realizon 102kg në përovën e tretë, duke hyrë në zonën e medaljes, duke marrë atë të bronztë. Më herët, shtangistja e re shqiptare pat konkurruar në stilin e shkëputjes, ku realizoi vetëm provën e parë, me 75kg. Në dy përpjekjet e tjera, ajo nuk arriti të ngrejë 80kg.

Në dygarësh, Arjeta Rade zuri vendin e katërt me 177kg, duke mos hyrë dot në zonën e medaljeve. Kjo është medalja e vetme e Shqipërisë në Europianin e peshëngritjes, event që po zhvillohet në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat