Disfatë e dy ekipeve tona

Sporti

Disfatë e dy ekipeve tona

Nga: Gani Kosumi Më: 6 tetor 2022 Në ora: 00:21
Gjyqtari nga Kosova, Burhan Misini, pranë shahistit më të mirë botëror, Magnus Carlsen

Janë zhvilluar takimet e xhiros së 4-t të Kupës së 37-të të Evopës në shah, "Mayrhofen 2022" në Austri.

Përfaqësuesit e Kosovës, ekipet Dardania dhe Drejtësia kanë pësuar disfata.

Valencia nga Spanja ka shënuar fitore të thellë kundër Dardanisë 6;0, kurse përfaqësuesi tjetër i Kosovës, Drejtësia është mundur nga përfaqësuesi i Francës, Paul Keres 4,5:1,5.

Në këtë takim, Mjeshtri ynë Ndërkombëtar, Nderim Saraçi ka shëuar fitore kundër Kryemjeshtrit , Ten Hertog Hugi 1:0, kurse Murtez Ondozi ka remizuar me Mjeshtrin e FIDE-së, Peter Lombares.

Drejtësinë në këtë garë po e ndan njëri nga gjyqtarët më të dalluar të Kosovës, Burhan Misini, me titull gjyqtar ndërkombëtar, i cli pati nderin të ndajë drejtësinë ekipit Offerspill të Norvegjisë, për të cilin luan kampioni i botës, Magnus Carlsen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat