Shasivar Haxhijaj beson se shumë shpejt do të zgjidhet nga gjykata rasti i tij me KOK-un

Sporti

Shasivar Haxhijaj beson se shumë shpejt do të zgjidhet nga gjykata rasti i tij me KOK-un

Nga: Kemajl Goca Më: 29 shtator 2022 Në ora: 13:37
Shasivar Haxhijaj

Shasivar Haxhijaj po e kërkon të drejtën e tij përmes procesit gjyqësor.

Haxhijaj është shkarkuar vitin  e kaluar (me 1 shtator) nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të KOK-ut dhe sipas tij shkarkimi ka qenë i padrejtë nga ana e bordit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK). 

Çështja juaj, shkarkimi nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të KOK-ut, a është ende në gjykatë apo keni hequr dorë nga padia?

“Sa i përket çështjes së shkarkimit të sekretarit të KOK, ajo çështje është në procedurë gjyqësore dhe besojmë që shumë shpejt do të zgjidhet nga gjykata kompetente”, thotë Haxhijaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat