Pejçinovski, bursë nga shteti i Maqedonisë

Sporti

Pejçinovski, bursë nga shteti i Maqedonisë

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 14:35
Pejçinovski, bursë nga shteti i Maqedonisë

Notari i ri, Marko Pejçinovski, i cili në moshën 12 vjeçare, u bë notari më i ri që ka kaluar distancën e 30 km të maratonës Ohër – Shën Naumi, sot u shpërblye me 200.00 denarë nga Federata Kombëtare “Sport për të gjithë”. Pejçinovski u prit nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili uroi për suksesin e madh sportiv.

“Me ndarjen e bursës për këtë sportist të ri, u tregua respekt dhe mirënjohje për shembullin e tij personal të sakrificës dhe arritjeve të larta sportive që Pejçinovski ia kushtoi sensibilizimit të personave me sëmundje të rralla.

Suksesi i tij i fundit sportiv, i cili shkaktoi admirim, ishte noti në pjesën 64 kilometra të rrugës Ohër – Strugë – Shën Naum – Ohër. Në takim u diskutua edhe për planet e ardhshme sportive dhe profesionale të sportistit të ri dhe përkushtimin e Qeverisë për të investuar në një infrastrukturë sportive moderne, të sigurt dhe me qasje për sport rekreativ dhe profesional, me synim zhvillimin e sportit sipas standardeve botërore,” thuhet në kumtesën nga kabineti i Kovaçevskit.

Në këtë takim ishte edhe njeriu i parë i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat