Agim Kasapolli tallet me numrin rekord të federatave!

Sporti

Agim Kasapolli tallet me numrin rekord të federatave!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2022 Në ora: 14:38
Agim Kasapolli

Shumëkush po çuditet me numrin rekord të federatave sportive në Kosovë, disa prej tyre nuk zhvillojnë as aktivitete por vetëm figurojnë si emra.

Edhe sportistët çuditen, disa prej tyre tallen.

Ish basketbollisti dhe ish komentatori i mirënjohur sportiv, Agim Kasapolli, ish selektori i Kombëtares së Kosovës në basketboll, tallet me numrin rekord të federatave: “E ke harruar Federatën e pijanecave të Kosovës!”.

Ish bilderi i mirënjohur, Kamber Demaj, habitet me numrin e madh të federatave. “A është humor apo e vërtetë”, shkruan Demaj. 

Kryetari i Shoqatës së Trajnerëve të Boksit të Kosovës, Musli Zymberi, pyet me ironi: “Me pas kush me na i shpjeguar, çfarë sporte kultivojnë disa federata”.

Ish futbollisti Naim Berisha, tha se federatat me të drejtë vote duhet të janë vetëm ato olimpike.

“Gjithë këto federata!

Federatë për të drejtë vote duhet të kenë vetëm ato të sporteve Olimpike. Tjerat duhet me prit deri sa të pranohen si sporte Olimpike”, komenton Berisha.

Kosova me 51 federata sportive është një rekord dhe për shumëkënd e çuditshme po ashtu edhe për veprimtarin dhe gazetarin në pension, 72-vjeçarin Shaip Shala.     

“Regjistrimi i këtyre federatave nga Komiteti Olimpik i Kosovës( KOK), paraqet zhvatje dhe keqpërdorim flagrant i parasë së taksa paguesve kosovar.

Rasti i fundit tregon qartë, kur Federata e Golfit po organizon kampionatin e Kosovës hiç më larg se në Gjermani, në mungesë terrenit për këtë sport në Kosovë. Detyra e Ministrisë për MKRS, gjegjësisht ministrit Hajrulla Çeku, duhet të jetë spastrimi i listës së federatave sportive, për të cilët si gazetar sportiv me 72 vjet, kurrën e kurrës nuk kam dëgjuar!”, ka shkruar mes të tjera Shala në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat