Këtu futet pluhuri brenda palestrës së sporteve në Ferizaj, sportistët të shqetësuar  

Sporti

Këtu futet pluhuri brenda palestrës së sporteve në Ferizaj, sportistët të shqetësuar  

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shtator 2022 Në ora: 12:14
Këtu futet pluhuri brenda palestrës së sporteve në Ferizaj

Prapa portës, lart në tribunë, është hequr dritarja tash e një kohë, për shkak se është duke u bërë renovimi por siç thonë brenda palestrës së sporteve ”Bill Clinton”, ka muaj që kanë filluar punimet dhe po shkojnë shumë ngadalë!

“Punimet po shkojnë shumë ngadalë o burrë, që disa muaj kanë filluar”, tha një burim brenda palestrës.

Në fotografinë që e kemi bërë, shihet se nuk ka dritare, ajo është hequr me një gjerësi pothuajse rreth 8-10 metra, aty futet pluhuri dhe sportistët e sportistet që po stërviten, po hasin në probleme të mëdha dhe janë të shqetësuar, në radhët të parë, se nga ai pluhur edhe mund të kenë pasojë shëndetësore! 

Image

Kështu dukej palestra e sporteve në Ferzaj të hënën që e lamë pas

Kur do të rregullohet dritarja, a do t’i zërë vjeshta apo edhe dimri? A duhet të reagohet sa më shpejt?

A do të detyrohen klubet që ndeshjet kampionale t’i luajnë në Shtime por edhe të stërviten në ndonjë shkollë fillore? Pse klubet i kanë fut veshët në lesh? Kujt i frikësohen?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat