KOK fiton projekt: “Ngritja e kapaciteteve në fushën e sportit”

Sporti

KOK fiton projekt: “Ngritja e kapaciteteve në fushën e sportit”

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 15:53
KOK fiton projekt: “Ngritja e kapaciteteve në fushën e sportit”

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) për herë të parë ka fituar projekt në Unionin Evropian përmes programeve të Erasmus Plus, i cili do të ngrit buxhetin e KOK-ut për vitin 2022.

Projekti i fituar është “Ngritja e kapaciteteve në fushën e sportit”, udhëheqës i të cilit është Organizata Sportive Jo Qeveritare e Evropës (ENGSO).
Krahas KOK-ut, pjesë e projektit të fituar janë edhe tri Komitete Olimpike Kombëtare si: Komiteti Olimpik Kombëtar i Shqipërisë, Komiteti Olimpik i Malit të Zi dhe Komiteti Olimpik i Bosnjë e Hercegovinës.

Po ashtu, partnerë të tjerë të projektit janë edhe Universiteti i Prishtinës, Organizata për Edukim në Sport e Italisë dhe Konfederata e Sportit të Portugalisë.

Me fitimin e këtij projekti, KOK do të organizojë aktivitete në partneritet me organizatat e lartpërmendura, ndërsa e veçanta është se aktiviteti madhor dhe përmbyllës i projektit do të mbahet në Kosovë.

Aktivitetet kanë të bëjnë promovimin e vlerave pozitive përmes sportit në relacion me integritetin, siguria në sport, fair play, toleranca, shpirti ekipor dhe barazia në sport, të cilat do organizohen përmes trajnimeve me sportistë nëpër komuna, shkolla, përfshirjen e fëmijëve etj. 

KOK është anëtar i ENGSO prej qershorit të vitit 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat