​Formohet konsorciumi i universiteteve për sport në Ballkan

Sporti

​Formohet konsorciumi i universiteteve për sport në Ballkan

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 17:51
Ilustrim

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, së bashku me përfaqësues nga Universiteti i Romës “Foro Italico”, Universiteti i Sporteve të Tiranës, Universiteti i Vienës, Universiteti i Tetovës, Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Shkodrës dhe Universiteti i Malit të Zi.

Përmes këtij memorandumi të mirëkuptimit, palët janë pajtuar që të formohet një konsorcium i universiteteve për sport në Ballkan, me qëllim që të krijohet një rrjet bashkëpunimi për avancimin e institucioneve arsimore dhe infrastrukturave sportive për zhvillimin e talenteve të reja.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi do të jetë mbështetja e zhvillimit të kërkimit sportiv, edukimin dhe praktikën në nivel lokal dhe rajonal, për të kontribuar në zhvillimin socio-ekonomik, komunitet dhe harmonizim rajonal, si dhe për të vendosur një bazë të fortë për një bashkëpunim me partnerët e Bashkimit Evropian.

Palët ranë dakord që të organizojnë Ditën Evropiane të Sportit në Ballkan, përmes së cilës do të diskutojnë më gjerësisht dhe më detajisht për rolin dhe ndikimin e universiteteve në sport, si dhe për të inkurajuar të gjithë që të jenë më aktivë fizikisht pavarësisht nga mosha ose kushtet në nivel vendor, rajonal apo edhe kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat