Fortesa Orana e argjendtë nga Parisi Open

Sporti

Fortesa Orana e argjendtë nga Parisi Open

Më: 23 janar 2022 Në ora: 21:32
Fortesa Orana e argjendtë nga Parisi Open

Ajo ketë e arriti në kategorinë mbi 68 kilogram, ku xhiron e parë e kaloi pa kundërshtare te dytën ndaj garues nga Palestina, Holanda kurse në finale u ndal nga garuesja e nikoqire francezja. Kësaj radhe Fortesa Orana u rendit e dyta.

Po ashtu në ketë gare u paraqit edhe Festina Curri në kategorinë deri në 68 kilogram, ajo në xhiron e parë fitoj ndaj garueses nga Franca pastaj u ndal nga nën kampionia e kësaj kategorie garuesja nga Azerbajxhani.

Për e vazhduar në garën për medaljen e bronztë (Repasazh), ku u ndal nga garuesja e Francës. Me këtë paraqitje u rendit e 7-ta e kësaj gare prestigjioze.

Fortesa Orana dhe Festina Currin morën pjesë me mjete vetanake në ketë garë i pranishëm ishte sekretari i përgjithshëm i FKK-së Nazmi Gashi.

Në këtë gare morën pjesë 458 garues nga mbar bota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat