FBBFK e FBSH takohen me kreun e KOK-ut

Sporti

FBBFK e FBSH takohen me kreun e KOK-ut

Më: 14 janar 2022 Në ora: 16:46
FBBFK e FBSH takohen me kreun e KOK-ut

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur udhëheqësit e Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës (FBBFK), me kryetarin, Esat Lata dhe Federatës së Bodybuildingut të Shqipërisë (FBSH-së)

I pranishëm ishte edhe kampioni i botës në Kupën Diamond, bodybuilderi shqiptar, Marin Meksa, i cili u përgëzua nga drejtuesit e KOK-ut për suksesin e arritur.

Të tria palët kanë diskutuar për mundësi të ndryshme të bashkëpunimit në të mirë të bodybuildingut dhe fitnessit.

Drejtuesit e KOK-ut, kanë shprehur vullentin dhe gatishmërinë, që bashkarisht edhe me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, të përkrahin këtë sport në zhvillimin e mëtejmë dhe avancimin drejt sukseseve të reja në arenën ndërkombëtare.

Të pranishëm në takim ishin edhe sekretari i përgjithshëm i FBSH, Sabri Dragusha, sekretar i përgjithshëm i FBBFK-së, Bedri Cahani, ish-president i FBFK-së, dhe Alban Hoti bashkëpunëtor i FBFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat