Kushtrim Krasniqi takohet me drejtuesit e FICTS-it

Sporti

Kushtrim Krasniqi takohet me drejtuesit e FICTS-it

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 17:49
Kushtrim Krasniqi, majtas

Zyrtari për media dhe komunikim i Komitetit Olimpik të Kosovës, Kushtrim Krasniqi, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore të Federatës Ndërkombëtare për Kinemanë Televizive Sportive (FICTS), të mbajtur në Milano të Italisë.

Krasniqi ka shfrytëzuar rastin të takohet me drejtuesit e FICTS-it, presidentin Franco Ascani dhe sekretarin e përgjithshëm, Enzo Cappiello, si dhe personalitete tjera nga filmi sportiv, të cilën kanë shprehur dëshirën të vijnë dhe të realizojnë dokumentarë dhe filma sportivë për sfidat dhe sukseset e sportit në Kosovë.

Po ashtu, Krasniqi ka takuar edhe nënpresidenten e Komitetit Olimpik të Italisë, Claudia Giordani, e cila shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me KOK-un.

KOK është pjesë e FICTS-it që nga viti 2019, ndërsa vitin e kaluar kishte organizuar Festivalin e Parë të Filmit Sportiv, me ç’rast me dokumentarin “Beyond the Dream” të autorëve Xhemajl Avdyli dhe Rron Ismajli, kushtuar atletit Muhamet Ramadani, kishte fituar çmimin “Mention D’Honneur” për Sportet Individuale.

Këtë vit, Festivali i paraparë të mbahej në shtator në Prishtinë, nuk u organizua shkaku i mbylljes së kinemave nga Qeveria për mbrojtje nga pandemia Covid 19. Festivali pritet të mbahet vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat