Fortesa Orana dhe Elhami Shabani - në garë për medaljen e bronztë

Sporti

Fortesa Orana dhe Elhami Shabani - në garë për medaljen e bronztë

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 18:47
Fortesa Orana dhe Elhami Shabani - në garë për medaljen e bronztë

Karateistët e Kosovës kanë nisur sot garat në Kampionatin Botëror të Karatesë, që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Fortesa Orana dhe Elhami Shabani janë në garë për medaljen e bronztë.

Orana në kategorinë +68 kilogramë, shënoi dy fitore ndaj Ekani Verica të Kamerunit dhe Chehinez Jemi të Tunizisë, për t’u ndalur në raundin e tretë. Garuesja jonë ndodhet në repesazh, falë arritjes në finale te garueses spanjolle Torres, prej së cilës u mund Fortesa. Oranës i duhen tri fitore për të siguruar podiumin.

Shabani në kategorinë -75 kilogramë, pësoi humbje në raundin e parë nga Mamduh Abdelaziz i Egjiptit, i cili arriti në finale, për t’ia mundësuar repesazhin Shabanit.

Dy fitore shënoi edhe Herolind Nishevci në kategorinë +84 kg. Medalisti i bronztë i Evropës mundi serbin Luka Vukoviq dhe Morgan Moss të Afrikës së Jugut, për t’u ndalur në raundin e tretë nga amerikani Brian Irr, i cili nuk vazhdoi deri në finale për t’ia mundësuar repesazhin Nishevcit.

Luftërat në repesazh dhe në kategoritë tjera zhvillohen nesër, njofton KOK-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat