Ekspedita e Maqedonisë në Dubai

Sporti

Ekspedita e Maqedonisë në Dubai

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 23:15
Ekspedita e Maqedonisë në Dubai

Përfaqësuesja e Maqedonisë në karate, sot udhëtoi drejt Dubait, ku do të zhvillohet Kampionati Botëror, nga 16 e deri më 21 nëntor.

Ekspedita 12 anëtarëshe e Maqedonisë përbëhet nga karateistë dhe karateiste, të cilët do të garojnë në disiplinat e kumite-s dhe kata-ve.

Faik Veseli, Emill Pavlov, Petar Zaborski, Zharko Arsovski dhe Berat Jakupi do të paraqiten në garat e luftërave, në konkurenën e meshkujve.

Ndërkohë në konkurencën e femrave, në fanellën e Maqedonisë do të paraqiten: Sara Radiçevska, Jovana Georgieva, Veronika Kostovska, Angella Mojsoska dhe Simona Simovska. Në garat e katave do tw paraqiten: Nedellkovski dhe Jovanovska.

Kujtojmë se në Botërorin e karates në Dubai marrin pjesë 1.054 garues nga 117 shtete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat