“Kushtrimi” dhe “Rinia” zhvilluan stërvitje të përbashkët

Sporti

“Kushtrimi” dhe “Rinia” zhvilluan stërvitje të përbashkët

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 11:35
“Kushtrimi” dhe “Rinia” zhvilluan stërvitje të përbashkët

Klubi i karatesë Kushtrimi nga Hasanbegu dhe Rinia nga Mateci i komunës së Likovës kanë marrëdhënie të shkëlqyera mes vete.
Dhe, ky bashkëpunim ka vazhduar, kur dy klubet kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët.

Një lajm të tillë e ka konfirmuar vet klubi Kushtrimi në faqen e tyre në rrjetin social Facebook.

Ja postimi i plotë pa ndërhyrje:

Sonte 26.10.2021 në palestrën e K.K. Kushtrimi u zhvillua një stërvitje e përbashtët të K.K  Kushtrimi dhe K.K. Rinia nga f. Mateç.

Dy klubet si anëtare te UKShMV vazhdojnë bashkpunimin dhe përgatitjet për kampionatin për femijë që do zhvillohet ne nëntorë të këtij viti.

Stërvitja u zhvillua nën udhëheqjen e trajerëve të su klubeve, z. Irfan Aliu dhe Seful Osmani.

Ndëkohë, ky i fundit e ka falënderuar nikoqirin publikishtë përmes rrjetit të tij social në Facebook:

“Faleminderit për mikpritjen dhe bashkpunimin trajner Irfan Aliu ishte nje stervitje e kendshme.

Ju mirepresim ne Karate Club Rinia – Mateç”, ka shkruar trajneri Seful Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat