Tizzano, president i ri i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare

Sporti

Tizzano, president i ri i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 18:40
Tizzano, president i ri i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare

Italiani Davide Tizzano është zgjedhur president i ri i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), në Asamblenë Zgjedhore të mbajtur të enjten online.

Tizzano zëvendësoi algjerianin, Amar Addadi, i cili ishte në këtë pozitë prej 18 vitesh.

Presidenti i ri u zgjodh me vendim unanim, derisa falënderoi të pranishmit për besimin e dhënë. “Synimi është që Lojërat Mesdhetare t’i bëjmë më të mëdha dhe më të forta. Dua të falënderojë po ashtu Amar Addadin për kontributin e madh të dhënë për  ICMG-në dhe me këtë rast dua të nominoj atë për pozitën e presidentit të nderit të ICMG-së”, u shpreh Tizzano.

Emërimi i Tizzanos u përshëndet edhe nga presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës, Spyros Capralos.

Pjesëmarrës në Asamble ishin edhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.

Nënpresident i parë u zgjodh Mehrez Boussayene i Tunizisë, ndërsa nënpresident i dytë Bernard Amsalem i Francës. Pozita e sekretarit të përgjithshëm iu vazhdua Iakovos Filippousis të Greqisë.

Asambleistët zgjodhën edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv: Ljiljana Ujlaki Subiq (Kroaci), Cayetano Cornet (Spanjë), Abderrahmane Hammad (Algjeri), Elif Ozdemir (Turqi), Abdellatif Idmahamma (Maroko), Blaz Perko (Slloveni) dhe Mohamed Gremida (Libi).

Gjatë Asamblesë Zgjedhore u vendos që qyteti Heraklion i Greqisë të organizojë Lojërat Mesdhetare në Rërë 2023.

Me çmimin “Urdhëri i Meritave” u nderuan Victor Naranjo Sanchez (Spanjë), Marwan Maghur (Libi) dhe Stavri Bello (Shqipëri), të cilët u bënë anëtarë nderi për kontributin e madh të tyre të dhënë në sportet mesdhetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat