Reshat Ibraimi: Ndihem i emocionuar e i respektuar me çmimin Oskar i artë olimpik

Sporti

Reshat Ibraimi: Ndihem i emocionuar e i respektuar me çmimin Oskar i artë olimpik

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 11:37
Reshat Ibraimi: Ndihem i emocionuar e i respektuar me çmimin Oskar i artë olimpik

Kampionit Olimpik”, Sefer Tahiri e Reshat Ibraimi, gazetari Atanas Kirovski, producenti i filmit “COBRA” Tomi Salkovski dhe  drejtori i spiltalit “8 Shtatori” Kristijan Kostov, janë fituesit e “OSKARIT TË ARTË OLIMPIK” që organizohet nga kampioni olimpik Shaban Tërstena.

Kampioni olimpik, Shaban Tërstena organizoi edicionin e pestë “Oskari i Artë Olimpik” ku ndau mirënjohje për gazetarë, punëtorë sportiv dhe ato që e  përkrahin sportin dhe sportistët.

SHABAN TËRSTENA –  ISH KAMPION OLIMPIK

“Ky është hera e pestë me radhë që jepet ky “Oskar i artë olimpik” për njerëzit e veçantë, për njerëzit që me mua kanë qenë 20 vite. Gjithë ky sukses, gjithë ky sukses madhështor janë këto njerëz, jeni ju mediumet“

Fitues të“Oskari i Artë Olimpik” këtë vitë iu nda gazetrait Atanas Kirovskit, producentit të filmit “COBRA”, Tomi Salkovski,drejtorit të spitalit “8 Shtatori”  Kristijan Kostov  dhe autorit të librit “Rruga e Kampionit Olimpik”, publicisti Sefer Tahiri dhe gazetarit sportive Reshat Ibraimi.

KRISTIJAN KOSTOV – DREJTOR I SPITALIT “8 SHTATORI”

“ Ky trofe do të vendoset në dollapin qëndrorë të spitalit”

SEFER TAHIRI – PUBLICIST  

“Ka qenë nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm i zotrit Tërstena për  të më sjell pikërisht mua  që të jem autor i këtij libri”

RESHAT IBRAIMI – GAZETAR SPORTIV

“Unë ndihem I nderuar, i emocionuar i respektuar  dhe  krenar që sot nga duart e tij pranova çmimin që për mua  është më i madhi në karrierën time”

Të pranishëm në ceremoninë “Oskari Artë Olimpik” që organiozohet na  kampionait olimpik Shaban Tërstena ishin edhe drejtori i Agjencisë për Rini e Sport Naumçe Mojsovski, punëtor sportiv dhe gazetar të mediumeve  të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat