Kroatët me lot në sy i japin lamtumirën e fundit sportistes 51-vjeçare 

Sporti

Kroatët me lot në sy i japin lamtumirën e fundit sportistes 51-vjeçare 

Nga: K.G. Më: 17 shtator 2021 Në ora: 18:17
Kroatët me lot në sy i japin lamtumirën e fundit sportistes 51-vjeçare 

Komuniteti i basketbollit, sportistë e qytetarë të shumtë në Kroaci, i japin lamtumirën e fundit ish basketbollistes 51-të vjeçare, Zhana Lelas.

Ish basketbollistja e Jugoplastikës nga Spliti, po ashtu edhe disa ekipeve tjera jashtë Kroacisë, papritmas ka ndërruar jetë ditë me parë duke shokuar jo vetëm kroatët. 

“Zhana Lelas është nga basketbollistet kroate më të suksesshme në histori, por suksesi i saj sportiv nuk i solli lumturinë e plotë.

Image

 Ajo vdiq tragjikisht në Split”, shkruan mes të tjera media kroate “Veçernj List”.

Ndryshe ajo është edhe fituese e medaljes së argjendtë në vitin 1988 me shtetin që nuk ekziston më, ish RSFJ. Ajo ka pasur karrierë jashtëzakonisht të pasur basketbolli. Zhana luajti në Kroaci, Slloveni (Jezhice), Itali (Messina), Francë (Strasburg) dhe Spanjë (Zaragoza).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat