Kosova bëhet edhe me një federatë të re

Sporti

Kosova bëhet edhe me një federatë të re

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

Kosovës prej sot i është shtuar edhe një federatë e re Sportive.

Bëhet fjalë për Federatën e Padelit të Kosovës, një sport modern ky i cili ka marrë hov të zhvillimit në shumë shtete të botës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj federate Besim Shulemaja i cili në Facebook ka shkruar:

Image

“Edhe një dëshirë e realizuar në vendlindjen time në Kosovë. Sot edhe zyrtarisht kemi themeluar Federatën e Padelit të Kosovës duke ia shtuar Kosovës dhe një sport modern i cili ka marrë hov të zhvillimit në shumë shtete të botës.”

“I falenderoj gjithë delegatët për votën e tyre dhe ju uroj suksese edhe kolegëve të zgjedhur në bord (Ramadan Salihu, Suad Keci Sabri Krasniqi) të Federatës si dhe Sekretarit të Federatës Jusuf Kika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat