Muja takohet me përfaqësuesit e Federatës së Maqedonisë së Veriut

Sporti

Muja takohet me përfaqësuesit e Federatës së Maqedonisë së Veriut

Nga: K.G. Më: 19 gusht 2021 Në ora: 18:58
Muja takohet me përfaqësuesit e Federatës së Maqedonisë së Veriut

Një takim domethënës mes Federatës së Mundjes së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

Presidenti i FMK-së, Naim Muja, bisedoi për shumëçka dhe me theks të veçantë për fuqizimin e bashkëpunimit mes këtyre dy federatave.    

“Drejtuesit e Federatës së Mundjes të Kosovës, të udhëhequr nga  presidenti Naim Muja, kanë pritur sot në Prishtinë përfaqësuesit e Federatës së Mundjes të Maqedonisë Veriore,  zv. presidentin Imer Kadriu dhe anëtarin e bordit Ahmet Ademi.

Të dyja palët kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy federatave”, njofton FMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat