Kosova e kënaqur! Stafeta iu dorëzua kryeqytetit të Francës

Sporti

Kosova e kënaqur! Stafeta iu dorëzua kryeqytetit të Francës

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 18:46
Kosova e kënaqur! Stafeta iu dorëzua kryeqytetit të Francës

U mbyllën Lojërat Olimpike Tokio Tokyo 2020, shihemi në Paris 2024

Lojërat Olimpike Tokio 2020, janë mbyllur edhe zyrtarisht sonte, në një ceremoni të veçantë të organizuar në stadiumin olimpik të Tokios.

Flamurin e Kosovës në ceremoninë mbyllëse e mbajti mundësi, Egzon Shala.

Pjesë e ekipit që parakaluan ishin edhe trajneri i mundjes, Sylejman Shala, shefi i misionit, Jeton Rudari, përgjegjësi për media, Kushtrim Krasniqi dhe fizioterapeuti, Fatlind Maraj.

Ceremonia u përshkrua me koreorgrafi të veçantë derisa të pranishmëve iu drejtua presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, i cili falënderoi organizatorin Japoninë, për organizimin e mrekullueshëm të këtyre Lojërave.

Stafeta iu dorëzua kryeqytetit të Francës, Parisit, të cilët do të organizojnë Lojërat e ardhshme Olimpike Paris 2024.

Kosova i mbylli Lojërat Olimpike Tokio 2020 me dy medalje të arta, të fituara nga xhudistet, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, që e renditën vendin tonë në vendin 42, shkruan në faqen e KOK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat